Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rritja e shpejtë e Lisit, për dy vjet mbërriti në Bundesligë

Rritja e Lis Shoshit është e vazhdueshme. Pas shkollimit në SHBA, me karrierë profesioniste nisi në Kosovë, pastaj kaloi në Lituani, nga aty në Izrael dhe në sezonin që është në prag do të luajë në Bundesligë, me skuadrën S. Oliver Wuerzburg.

Por para se të nisë me ndeshje në Gjermani, ka disa me Kosovën, e që shpreson të përfundojnë ashtu siç dëshiron ai dhe lojtarët e tjerë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qendra 25-vjeçare ka nisur përgatitjet me përfaqësuesen për parakualifikimet e "Eurbasket 2021" dhe ndeshjet luhen në muajin gusht. Kosova është në grup me Luksemburgun e Britaninë e Madhe dhe shpreson të zërë vendin e parë në grup, pasi vetëm kështu mund të sigurojë kualifikimet e rregullta.

Skuadra e tij e re S. Oliver Wuerzburg, edicionin e fundit arriti në finale të FIBA Europe Cup. Sivjet ambiciet janë edhe më të mëdha, sipas Shoshit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)