Vendimi i UEFA-s për të lejuar përfaqësuesen e të rinjve të Rusisë të garojnë sërish nën kujdesin e saj është dënuar ashpër nga disa federata evropiane të futbollit.
Federata e Futbollit e Ukrainës ishte e para që kundërshtoi vendimin, ndërsa më pas edhe ajo e Anglisë, Polonisë, Suedisë, Finlandës dhe Letonisë. Të enjten i është bashkuar edhe Federata e Futbollit e Estonisë.
Kushti i UEFA-s për pjesëmarrjen e tyre është që flamuri dhe himni i Rusisë të mos afishohen askund. UEFA ka menduar të mos i penalizojë të rinjtë dhe të rejat ruse, meqë nuk kanë asnjë lidhje me luftën në Ukrainë. Megjithatë, Estonia ishte e ashpër në reagim.
“Vendimi për të riangazhuar ekipet e të rinjve rusë në garat ndërkombëtare u mor nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Askush nuk e pyeti Federatën e Estonisë për mendimin dhe nuk e dinim synimin e UEFA-s. Ne jemi plotësisht kundër përfshirjes e të rinjve të Rusisë në botën e futbollit ndërkombëtar. UEFA ka marrë një vendim, ne nuk jemi dakord me të dhe nuk do ta zbatojmë. Për të qenë të qartë, nëse vijmë në atë situatë, përfaqësuesja e Estonisë nuk do të luajë kundër Rusisë”, thuhet në deklaratën e Estonisë.
Ende pa qëndrim është Federata e Futbollit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.
-
UEFA nuk dëshiron flamuj të Rusisë në ndeshjen e Ukrainës
-
UEFA nuk lejon ekipet e reja të Rusisë të luajnë në kualifikime
-
UEFA vepron për kthimin e pjesshëm të ekipeve ruse dhe zyrtarëve rusë në futbollin evropian
-
Presidenti i FIFA-s mbështet përfundimin e suspendimit të Rusisë
-
Ndonëse e suspenduar nga FIFA e UEFA, Rusia synon ta organizojë Evropianin 2032