Prekjet e paqëllimshme me dorë nga sulmuesit gjatë një aksioni për të shënuar gol nuk do të penalizohen në “Euro 2020” ka thënë UEFA, shkruan BBC.
Ndryshmet e rregullit të prekjes së topit me dorë u bënë në muajin mars.
Garat janë të lejuara t’i zbatojnë ato para nisjes së edicionit të ri.
Ndërkohë, gjyqtarët në Kampionatin Evropian do ta përdorin rregullin e ri kur nis edhe turneu më 11 qershor.
I pari i gjyqtarëve në UEFA, Roberto Rosetti, ka thënë se ndryshimet janë bërë në përputhje me “shpirtin e futbollit”.
Në Premier League edicionin që përfundoi, prekja me dorë e paqëllimshme nga bashkëlojtari gjatë aksionit u vlerësua si e parregullt. Fulhamit iu anulua një gol në humbjen nga Tottenhami në Premier League në muajin mars.
Edhe
Një rregull i “Euro 2024” shtrihet në të gjitha garat e UEFA-s
Të premten, Rosetti po ashtu nënvizoi se duhet të ketë “provë të qartë” para se të anulohet goli pas rishikimit të sistemit VAR.
Gjyqtarët e ndeshjeve do të kenë “zero-tolerancë” në duele të rrezikshme, dhe në situata ku gjyqtarët rrethohen nga lojtarët, do të ketë të paktën një karton të verdhë për ndonjë futbollist.