Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrëfimi për Babe Didrikson, sportisten që e arriti kulmin në shumë sporte

E lindur më 26 qershor të vitit 1911 në Port Arthur të Teksasit, nga prindër emigrantë norvegjezë, Hannah dhe Ole Didriksen, Mildred Ella ishte fëmija i gjashtë nga shtatë sa kishte çifti. Ajo mori nofkën "Babe" - sipas bejsbollistit legjendar Babe Ruth - pasi kishte dërguar pesë herë topin jashtë fushës në një ndeshje bejsbolli në fëmijëri.

Ndonëse nuk ishte nxënësja më e fortë fizikisht, Mildred Ella kishte demonstruar talent në një numër të jashtëzakonshëm të disiplinave sportive. Në basketboll, atletikë, golf, bejsboll, tenis, not, zhytje në ujë, boks, volejboll, hendboll, bouling, bilardo, patinazh e çiklizëm.

Pasi la shkollën, Didrikson shkoi të punonte për një kompani të sigurimeve në Dallas dhe iu bashkua Golden Cyclones, një skuadër amatore e basketbollit e sponsorizuar nga punëdhënësi i saj. Cyclones ishte skuadër vetëm e femrave që formoi një pjesë të Unionit Sportiv Amator (AAU) dhe po ashtu garonte si skuadër në atletikë dhe softball. Didrikson ishte ylli i skuadrës, duke ndihmuar atë të fitonte titullin nacional në vitin 1931... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)