Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdiq legjenda e basketbollit Bill Russell

Bill Russell

Legjenda e basketbollit Bill Russell ka vdekur të dielën në moshën 88-vjeçare, njofton ESPN.

Russell llogaritet si njëri prej basketbollistëve më të mirë në histori. Ai ishte shtyllë e skuadrës së famshme të Boston Celticsit që fitoi tetë tituj rresht të NBA-së dhe 11 në përgjithësi.

Bashkëshortja e Russellit, Jeannine, ka njoftuar lajmin për vdekjen e tij. Në një postim në rrjete sociale ajo ka thënë se Bill ka vdekur në paqe.


Russell kishte luajtur qendër, ndërsa pesë herë ishte shpallur lojtari më i mirë i NBA-së gjatë karrierës 13-vjeçare me Boston Celtics.

Ai ishte kapiten i SHBA-së në Lojërat Olimpike të vitit 1956, duke udhëhequr amerikanët drejt të artës.

Edhe Vdiq basketbollisti i Memphis Grizzlies, Brandon Clarke Basketboll 2 muaj më parë Vdiq basketbollisti i Memphis Grizzlies, Brandon Clarke

“Bill Russell ishte kampioni më i madh në të gjitha sportet ekipore”, ka thënë komisari i NBA-së, Adam Silver.

Boston Celtics kishte pensionuar fanellën e Russellit me numrin 6.