Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani titullar te Rapidi kundër Dinamos

Sulmuesi Albion Rrahmani është titullar te Rapidi në duelin kundër Dinamo Bukureshtit. Rapidi ka publikuar formacionin për këtë ndeshje që e luan në shtëpi dhe nis në orën 20:30.

Rrahmani për herë të parë është titullar te Rapidi, pasi në ndeshjen e shkuar u inkuadrua nga stoli për t’i shënuar dy gola në fitoren ndaj Craiovas 5:3.

Dueli mes Rapidit dhe Dinamos, i takon xhiros së tetë të kampionatit rumun. Rrahmani javë më parë iu bashkua Rapidit nga Ballkani për 300 mijë euro.

Për Rrahmanin, kjo do të jetë vetëm ndeshja e dytë për Rapidin.