Amir Rrahmani do ta ketë sërish rastin të luajë nga minuta e parë për Napolin që luan të mërkurën për Kupë kundër Empolit, kanë raportuar të martën mediumet në Itali. Rrahmani në fundjavën e shkuar luajti nga minuta e parë në fitoren kundër Udineses me rezultatin 2:1. Por, për shkak të një gabimi, u zëvendësua në pjesën e dytë.
Tani trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso pritet t’ia jap sërish rastin të luajë nga minuta e parë. Mbrojtësi i Kosovës, Napolit iu bashkua gjatë verës së vitit të kaluar, ndërsa katër minuta është paraqitur edhe ndaj Cagliarit. Kapiteni i “Dardanëve” me Napolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.
Artikuj të ngjashëm