Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani shënon në debutim te Dinamo Zagrebi

Amir Rrahmani e ka filluar mbarë aventurën e re me gjigantin kroat Dinamo Zagreb.

Ai shënoi në fitoren prej 4-0 në miqësoren ndaj NS Mura, transmeton Koha.net.

“Dinamo realizoi fitore të merituar prej 4-0 ndaj NS Muras. Golat u shënuan nga Fernandes, Hoxhiq dhe Rrahmani, derisa Pucko shënoi autogol”, thuhet në një postim të gjigantit kroat.

Kujtojmë se mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Lokomotiva e Zagrebit.