Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani përgëzon lojtarët që debutuan te Kosova

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, ka përgëzuar lojtarët për paraqitjen në këtë takim.

Kapiteni i “Dardanëve” tha se edhe ardhjet e reja kanë treguar cilësi në këtë ndeshje.

“Kemi pasur respekt për kundërshtarin dhe besoj që kemi luajtur shumë mirë. Ishte një mundësi e mirë për futbollistët e rinj të ambientohen sa më shpejt. Kemi bërë një paraqitje shumë të mirë lojtarët kanë dhënë maksimumin ndërsa lojtarëve që kanë debutuar dhe shpresoj që të na ndihmojnë në ndeshjet e radhës.Jemi ekip i ri dhe besoj që kemi lojtarë shumë kualitativ”, deklaroi Rrahmani.