Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani: Kam shtrënguar dhëmbët për të luajtur

Kthimi i kapitenit Amir Rrahmani ka sjellë qetësi te Kosova. Ai mungoi në ndeshjen e kaluar ndaj Irlandës së Veriut për shkak të një lëndimi.

“Nuk isha 100 për qind i gatshëm. Por i shtrëngova dhëmbët dhe hyra në fushë. Jam i gëzuar që çdo gjë shkojë mirë”, ka thënë Rrahmani.

“Jam i kënaqur që kemi shënuar pesë gola dhe që kemi fituar. Ka vend për përmirësime. Na kanë sjellë problem kundërsulmet dhe nuk i kemi ndalë ato me kohë. Në momentin që kemi humbur topin kundërshtari ka ardhur shpejtë te zona jonë”, ka shtuar mbrojtësi i qendrës.