Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani lavdëron angazhimin e Kosovës në mbrojtje

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka lavdëruar bashkëlojtarët e tij te përfaqësuesja për angazhimin në mbrojtje në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Kosova fitoi si mysafire 1:0 për fitoren e parë ndonjëherë në kualifikime për botërorë.

“E kam thënë që mbrojtja më e mirë është kur të gjithë mbrohemi bashkë dhe kemi shumë hapësira për të realizuar. Kemi pas disa raste. Ndeshje pozitive. Ka vend për përmirësime. Shpresoj që të kalojmë mirë edhe në dy ndeshjet e radhës”, ka thënë ai pas ndeshjes.

Rrahmani ka lavdëruar edhe Ibrahim Dresheviqin që në ndeshje shkëlqeu si mesfushor.

Mbrojtësi i Napolit po ashtu ka thënë se Kosova s’e ka pasur si taktikë që të mbrohet në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë.

Pas epërsisë ekipi tërhiqet zakonisht. Nuk jemi të përgatitur për te bërë lojën më të mirë. Unë nuk i kam 90 minuta në ekipin tim ku luajë e po ashtu edhe disa të tjerë”, ka shtuar ai.