Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani në ekipin e xhiros në Serie A, me gjithë lëndimin

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka zënë vend në ekipin e xhiros në Serie A. Sajti i njohur, GOAL, të martën ka publikuar formacionin më të mirë të xhiros së 27-të.

Napoli i Rrahmanit fitoi 2:1 ndaj Juventusit, ndërsa mbrojtësi kosovar shfaqi stabilitet deri në minutën e 65-të kur u zëvendësua për shkak të lëndimit.

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani po ashtu është përfshirë në ekipin e xhiros. Ai të hënën shënoi gol në fitoren e Interit.

https://www.facebook.com/photo?fbid=803679461791415&set=a.649341703891859

Artikuj të ngjashëm