Skuadra e Napolit të shtunën do të luajë kundër Torinos në kuadër të elitës së futbollit italian, por reprezentuesi i Kosovës, qendërmbrojtësi Amir Rrahmani, është në dyshim për t’u paraqitur në këtë takim.
Rrahmani, siç ka shkruar mediumi italian “Il Mattino” të mërkurën, nuk ka stërvitur fare ditën e martë, ndërsa të mërkurën në mëngjes ka bërë stërvitje individuale, të ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës.
Rrahmani pritet që ta vazhdojë kontratën me Napolin edhe për pesë vjet të tjerë. Kështu ka thënë të martën për KOHËN menaxheri i 28-vjeçarit, Adrian Aliaj.
Rrahmani në këtë edicion me Napolin ka zhvilluar 39 ndeshje dhe ka shënuar katër gola.
Artikuj të ngjashëm