Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, është ndëshkuar me karton të verdhë në humbjen e skuadrës së Napolit nga Juventusi, në ndeshjen e mbetur të xhiros së tretë në Serie A.
Dueli i luajtur në Torino, të mërkurën, ka përfunduar me rezultatin 2:1 në favor të Juventusit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrahmani ishte titullar dhe luajti gjatë tërë ndeshjes. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 81-të pas një ndërhyrjeje ndaj sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala.
Pos Rrahmanit, te skuadra e Napolit titullar ishte edhe reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj. Ai u zëvendësua në minutën e 76-të nga Fabian Rui.