Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Humbje e thellë e Rrahmanit me Napolin

Mbrojtësi Amir Rrahmani me Napolin kanë pësuar disfatë të thellë në udhëtim ndaj Torinos të dielën.

Kampioni në fuqi i Italisë ka pësuar disfatë të thellë 3:0, në ndeshjen që i takoi javës së 19-të të Serie A italiane.

Kapiteni i Kosovës kompletoi ndeshjes, ndërsa u vlerësua me notën 6.4. Te Torino në stol ishte Mërgim Vojvoda. Golin e parë për Torinin e shënoi Antonio Sanabria në minutën e 43-të.

Golin e dytë e shënoi Nikola Vlashiq në minutën e 52-të, kurse golin e tretë, Torino e realizoi në minutën e 66-të nëpërmjet Alessandro Boungiorno. Napoli është në vendin e nëntë me 28 pikë, kurse një pozitë më poshtë me një pikë më pak është Torino.