Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani i gatshëm ta japë maksimumin për Kosovën

Sulmuesi i Rapid Bukureshtit, Albion Rrahmani është kthyer te Kosova pas një lëndimi të rëndë. “Lewa” është gati ta ndihmojë Kosovën në dy ndeshjet miqësore.

Ndeshjen e parë miqësore Kosova e luan të premten ndaj Armenisë në Jerevan, kurse më 26 mars ndaj Hungarisë në Budapest.

“Jam shumë i lumtur që sërish jam pjesë e kombëtares pas një lëndimi të rëndë që kam kaluar. Jam kthyer në formën time më të mirë dhe jam gati ta jap 100 për qindëshin për Kosovën”, ka thënë Rrahmani për FFK-në.

Sulmuesi Rrahmani ka luajtur dy ndeshje për Kosovën, ndërsa po kalon formë të jashtëzakonshme në kampionatin rumun.

“Janë ndeshje shumë të rëndësishme edhe pse miqësore, por do të na shërbejnë që ta njohim më shumë trajnerin, taktikat e tij dhe ne të njihemi edhe më shumë me njëri-tjetrin me taktikat e reja dhe shpresoj të dalim me rezultat pozitiv sepse do të jetë shtysë e madhe për ne që të jemi sa më të gatshëm në shtator”, është shprehur Rrahmani.

 

Artikuj të ngjashëm