Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani i gatshëm për ndeshjen ndaj Interit

Mbrotjësi i Kosovës, Amir Rrahmani do të jetë i gatshëm të paraqitet në qendër të mbrojtjes te Napoli për ndeshjen kundër Interit. Kështu kanë raportuar të martën mediumet në Itali.

Rrahmani është rikuperuar plotësisht, ndërsa pritet të jetë titullar te Napoli për ndeshjen kundër Interit.

Ndeshjen ndaj Interit, Napoli e luan më 4 janar.

Rrahmani nuk ka luajtur që prej 16 tetorit për shkak të një lëndimi. Ai vlerësohet kyç në mbrojtjen e Napolit. Në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, Rrahmani ka luajtur 11 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm