Kapiteni i Kosovës dhe qendërmbrojtësi i padiskutueshëm te skuadra e Napolit, Amir Rrahamni, mund të mungojë nga katër deri në pesë javë si dhe nuk do të luajë në derbin kundër Romës më vonë gjatë këtij muaji.
28-vjeçari u zëvendësua në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Cremoneses, të cilën Napoli e fitoi 4:1.
Ai vuan nga lëndimi në kofshë.
Rrahmani 28-vjeçar ka qenë titullar i padiskutueshëm në formacionin e Luciano Spalletit. Ka zhvilluar 982 minuta në 11 ndeshje të këtij sezoni.
Artikuj të ngjashëm