Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani e kishte idhull Thierry Henryn

Amir Rrahmani

Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka zbuluar se cili ishte lojtari më i pëlqyer i fëmijërisë.

Ai për faqen e Serie A në Instagram ka thënë se Thierry Henry ka qenë idhulli i tij në fëmijëri.

“Ishte Thierry Henry”, është përgjigjur shkurt kapiteni i Kosovës.

Ai ka thënë se pëlqen të shikojë ndeshje të basketbollit, tenisit dhe po ashtu Formula 1. Rrahmani me Napolin janë kampion në fuqi të Italisë. Në suksesin e Napolit, Rrahmani dha kontribut të madh. Ai po luan rregullisht në qendër të mbrojtjes te skuadra italiane. 29-vjeçari me Napolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Në fundjavë shënoi golin e fitores ndaj Salernitanas, ndeshje të cilën Napoli i fitoi 2:1.