Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani arrin marrëveshje për rinovimin e kontratës

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka arritur marrëveshje me Napolin për rinovimin e kontratës, kanë raportuar të enjten mediumet italiane. Tashmë janë finalizuar të gjitha detajet mes palëve dhe zyrtarizimi pritet të bëhet brenda këtij muaji.

Me rinovimin e kontratës, Rrahmani do të mbetet te Napoli deri në vitin 2027, ndërsa do të ketë pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.

Ai vlerësohet lart te Napoli, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020 nga Verona.

Këtë sezon, Rrahmani në 21 paraqitje në të gjitha garat për Napolin, ka kontribuar me 1 gol dhe 1 asistim.

Kontrata aktuale i skadon Rrahmanit në verën e vitit 2024.