Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani arrin marrëveshje me Napolin për rinovimin e kontratës

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, do të jetë pjesë e Napolit edhe për disa sezone. Mediumet në Itali kanë raportuar të mërkurën se Rrahmani tashmë ka arritur marrëveshje personale me Napolin për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2024.

Me rinovimin e kontratës, që pritet të bëhet zyrtare brenda këtij muaji, Rrahmani do të jetë pjesë e Napolit deri në verën e vitit 2027. Do të ketë pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh, pasi vlerësohet ndër lojtarët kryesorë të ekipit.

28-vjeçari është pjesë e Napolit prej vitit 2020, ndërsa dy sezonet e fundit është shndërruar në lider të mbrojtjes. Aktualisht, Rrahmani është i lënduar, ndërsa deri më tani ka regjistruar 11 paraqitje me fanellën e Napolit në të gjitha garat.