Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahman Ademaj e Linda Zeqiri kampionë të Kosovës në pingpong

Në Prishtinë u mbajt Kampionati individual i Kosovës për senior, ku dje u zhvilluan ndeshjet në disiplinat e çifteve për femra dhe për meshkuj si dhe garat individuale për meshkuj faza e grupeve, ndërsa sot garat në çiftet e përziera si dhe individualet për meshkuj dhe femra.

Dje garat filluan me fazën e grupeve individuale të meshkujve dhe të femrave. Lojtarët meshkuj të shpërndarë në 11 grupe nga 4 lojtarë u ballafaquan ndërmjet vete për të kaluar në fazën e dytë, ‘në skelet’, ku më parë ishin të vendosur 16 lojtarët më të mirë. Edhe pse në raste pat edhe mungesa, gara u përshkruan me lojëra të mirë dhe konkurrencë për avancim të mëtutjeshëm. Femrat ishin të ndara në 3 grupe me nga 4 lojtare, nga ku 8 më të mirat do të kalonin në fazën e dytë.

Ndeshje shumë e përafërt për kalim në gjysmë finale ishte ndeshje ndërmjet vashave nga Kpp Vushtrria dhe Kpp Ahmet Hoxha, rezultati final 3:2 për lojtarët nga Vushtrria.

Në gjysmëfinale e parë Linda Zeqiri/Alma Mehmeti ishin më të mira se Edona Shabani/Loresa Imeri me 3:0, ndërsa gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Hanife Zeqirit/Belona Mehmetit kundër Era Janjeva/Nehare Janjeva ishte më e përafërt, që përfundoi me 3:2 në të mirë të çiftit Janjeva.

Në finale Linda/Alma ishin më të mira se Era/Neharja duke fituar me 3:1 e kështu edhe titullin e kampioneve në çifte të femrave.

Edhe Karabaxhaku dhe Zeqiri triumfojnë në “Adem Jashari” në pingpong Sport Karabaxhaku dhe Zeqiri triumfojnë në “Adem Jashari” në pingpong

Në kategorinë e meshkujve ishin paraqitë 15 çifte. E veçantë kësaj radhe ishin kombinimet ndërmjet klubeve të ndryshme, si Elting Dardania me Prishtinën dhe Lidhja e Prizrenit me Ahmet Hoxhen, e që kombinimi i parë doli të jetë shumë i qëlluar.

Në gjysmëfinalen e parë çifti Baton Çitaku/Milot Makolli fituan me 3:0 ndaj çiftit Berkan Bajmak/Ylli Maloku. Edhe rezultati i gjysmëfinales tjetër Dardan Imami/Fatih dhe Erxhan Karabaxhak ishte 3:0.

finale u takuan dy çifte që deri në finale nuk kishin humbur asnjë set. Çifti Batoni/Miloti e filluan mirë ndeshje duke udhëhequr me 2:0 ndaj çiftit Dardani/Kreshniku, të cilët kthyen rezultatin duke barazuar në 2:2 e pastaj edhe udhëhoqën 4:1 në setin e pestë, por me këtë rast çifti Batoni/Miloti morën “time out” që rezultoi i dobishëm duke përmbyll setin me 11:9 e kështu edhe fituan titullin e kampionit për çiftit e meshkujve, e për Batonin ky ishte viti i pestë me radhë që fiton këtë titull, transmeton KP.

Sot garat filluan me garat e çifteve të përziera, ku sivjet patëm 8 çifte të paraqitura. Në gjysmëfinalen e parë Baton Çitaku/Nehare Janjeva fituan me 3:0 ndaj Arlind/Iliriana Haliti, gjysmëfinalja tjetër ishte më e përafërt ku Fatih Karabaxhaku/Alma Mehmeti befasuan me rezultat 3:2 Milot Makollin/Linda Zeqirin.

Në finale Fatih Karabaxhaku/Alma Mehmeti ishin më të mirë se Baton Çitaku/Nehare Janjeve duke fituar me 3:1, edhe pse çifti Batoni/Neharja fituan setin e parë dhe arritën te rezultati 9:5 në setin e dytë, por çifti Fatih/Alma e kthyen rezultatin duke bërë befasinë e radhës.

Në konkurrencën individuale të femrave gjysmëfinalja e parë ishte ndeshje shumë interesante dhe e rivalizuar, ku të dy lojtaret treguan angazhim maksimal deri në poenin e fundit, në fund triumfoi Hanife Zeqiri ndaj Alma Mehmeti me 4:3 në seta. Në gjysmëfinalen tjetër Linda Zeqir fitoi me 4:0 ndaj Iliriana Halitit në një ndeshje shumë të fortë dhe poena atraktiv.

Në finale u takuan motrat Linda dhe Hanife Zeqiri, Linda i mori 3 setat e parë, e pastaj Hanifja i fitoj dy seta dhe ishte afër që të barazonte rezultatin, por edhe kësaj radhe Linda tregoi se është më e mira në Kosovë duke u shpallur Kampione e turneut më të fortë për senior në vitin 2018.

Sot po ashtu u zhvilluan edhe ndeshjet individuale në konkurrencën e meshkujve. Gara kaloi në atmosferë të mirë sportive me shumë ndeshje interesante dhe cilësore. Edhe dita e sotme nuk kaloi pa befasi.

Për një të tillë u përkujdes Veton Gota i KP Prizrenit i cili arriti të fitoi ndaj Milot Makollit dhe të plasohet në Çerekfinale. Mentor Shabani sot pati ndeshje mjaft të forta, fillimisht ndaj Dardan Imamit që fitoi me 4:2, ndaj Berkan Bajmakut me 4:3 për të humbur në gjysmë finale ndaj Kreshnik Mahmutit me 4:1 i cili më parë fitoi ndaj Veton Gotës me 4:0.

Fatih Karabaxhaku dhe Ylli Maloku zhvilluan ndeshje të fortë në çerekfinale, në fund triumfoi Fatihu me 4:1. Ndeshje shumë të sigurta sot zhvillo Rrahman Ademaj i cili deri në finale nuk humbi asnjë set. Fillimisht në të 16-ën e finales ndaj Erxhan Karabaxhakut, pastaj në çerekfinale ndaj Baton Çitaku, në gjysmëfinale ndaj Fatih Karabaxhakut duke u ‘hakmarrë’ për finalen e turneut Adem Jashari.

Finalja ndërmjet Rrahman Ademaj dhe Kreshnik Mahmutit ishte shumë atraktive dhe me shkëmbime të shumta të goditjeve. Kreshniku arriti të kontrollojë shumicën e goditjeve të forta dhe precize të Rrahmanit, dhe të fitoj setin e dytë, por Rrahmani fitoi ndeshjen me 4:1 dhe më këtë edhe mbrojti titullin e fituar vitin e kaluar, duke u bërë kështu lojtari i parë pas luftës (18 vite) që fiton këtë turne për herë të dytë radhazi.

Rezultatet

Individuale Meshkuj

Rrahman Ademaj

Kreshnik Mahmuti

Fatih Karabaxhaku dhe Mentor Shabani

Edhe Pingpong: Zeqiri u paraqit mirë, por humbi në fund nga boshnjakja Meshetoviq Sport Pingpong: Zeqiri u paraqit mirë, por humbi në fund nga boshnjakja Meshetoviq

Individuale Femrat

Linda Zeqiri

Hanife Zeqiri

Alma Mehmeti dhe Iliriana Haliti

Çifte Meshkuj

Baton Çitaku/Milot Makolli

Dardan Imami/Kreshnik Mahmuti

Fatih/Erxhan Karabaxhak dhe Berkan Bajmak/Yll Maloku

Çifte Femra

Alma Mehemti/Linda Zeqiri

Era/Nehare Janjeva

Hanife Zeqiri/Belona Mehmeti dhe Edona Shabani/Loresa Imeri

Çiftet e përziera

Fatih Karabaxhaku/Alma Mehmeti

Baton Çitaku/Nehare Janjeva

Arlind/Iliriana Haliti dhe Milot Makolli/Linda Zeqiri

Edhe Lidhja e Prizrenit dhe Drita, kampionë në ping-pong Sport Lidhja e Prizrenit dhe Drita, kampionë në ping-pong

Për të gjithë fituesit FPPK shpërndau mirënjohje, medalje e për vendet e para edhe kupa.

Javën e ardhshme në kalendar është paraparë të zhvillohet turneu Flakadani i Karadakut në Viti.