Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Karabaxhaku dhe Zeqiri triumfojnë në “Adem Jashari” në pingpong

Mbi 70 pingpongistë kanë nderuar 20 vjetorin e Epopesë së UÇK-së duke marrë pjesë në turneun tradicional “Adem Jashari”, që u zhvillua sot në Prishtinë.

Garat u zhvilluan në sistem eliminim me tri të fituara. Që nga fillimi pat mjaft ndeshje interesante e plot befasi, duke filluar nga humbja e Alimehmet Kaçanikut ndaj Isa Çitakut të Klinës, pastaj Jeton Beqiri fillimisht fitoi me 3:2 ndaj Kreshnik Mahmutit që ishte favorit për medalje, e pastaj edhe ndaj kampionit të vitit të kaluar Milot Makollit po ashtu me 3:2 në një ndeshje me plot shkëmbime atraktive, për të humbur në gjysmëfinale nga shoku i klubit, Mentor Shabani me 3:1, raporton KP.

Në anën tjetër talenti nga Prizreni fitoi ndaj Baton Çitakut në çerekfinale me 3:2, pastaj në gjysmëfinale ndaj Rrahman Ademajt me 3:1, si dhe në finale ndaj Mentor Shabanit me 3:1, duke dëshmuar se titulli i fituar për TOP 12 Senior nuk ka qenë rastësi.

Në kategorinë e femrave pati një numër ndjeshëm më të vogël, por cilësia ishte në nivelin e pritshëm. Në gjysmëfinalen e parë Linda Zeqiri fitoi ndaj Iliriana Halitit me 3:2, e në gjysmëfinalen e dytë Nehare Janjeva ndaj Alma Mehmetit me 3:0.

Në finale Linda fitoi ndaj Nehares me 3:0, e kështu me plotë meritë fitoi turneun e sivjetmë kushtuar heroit Adem Jashari.

Edhe Në Ferizaj përfundon turneu i ping-pongut, morën pjesë 120 sportistë Sport Në Ferizaj përfundon turneu i ping-pongut, morën pjesë 120 sportistë

Femrat

Vendi i parë: Linda Zeqiri

Vendi i dytë: Nehare Janjeva

Vendi i tretë: Ilirjana Haliti dhe Alma Mehmeti

Meshkujt:

Vendi i parë: Fatih Karabaxhaku

Vendi i dytë: Mentor Shabani

Vendi i tretë: Rrahmon Ademaj dhe Jeton Beqiri.

Edhe Rrahman Ademaj e Linda Zeqiri kampionë të Kosovës në pingpong Sport Rrahman Ademaj e Linda Zeqiri kampionë të Kosovës në pingpong

Aktiviteti i radhës i FPPK-së janë garat ekipore në ligën e juniorëve edhe në Superligë.

{gallery}