Njëmbëdhjetë lojtarë janë suspenduar nga liga NBA pas përleshjes masive gjatë ndeshjes ndërmjet Detroit Pistons dhe Orlando Magic.
Pistons fitoi 121:101.
Qendra e Orlandos, Moritz Wagner, është dënuar me dy ndeshje mos lojë për shkak se shtyu Killian Hayesin e Detroitit jashtë vijave kufizuese të lojës.
Hayes u dënua me tri ndeshje pasi e qëlloi Wagnerin prapa kokës.
Hamidou Diallo i Pistonsit u dënua me një ndeshje, bashkë me tetë lojtarë të Orlandos, Cole Anthony, RJ Hampton, Gary Harris dhe Kevon Harris, Admiral Schofield, Franz Wagner, Mo Bamba dhe Wendell Carter.
Pistonsi ishte duke fituar me nëntë pikë kur Wagner e shtyu Hayesin.
Edhe
NBA jep dënim të rëndë pas përleshjes së madhe