Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahje masive ndërmjet tifozëve para përballjes Skënderbeu – Kukësi

Para fillimit të ndeshjes Skënderbeu – Kukësi tensionet ishin të larta në Korçë. Tifozët e të dyja skuadrave janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të stadiumit, ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë.

Këtë rrahje masive të tifozëve e sjellë Top Channel. Tifozët me këtë rast shkëmbejnë edhe hedhje gurësh e sende të tjera të forta.

Është dashur edhe ndërhyrja e forcave të policisë për të normalizuar situatën.