Një atmosferë e tensionuar i ka paraprirë ndeshjes mes dy skuadrave të mëdha shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
Prej orës 17:00 takohen Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi, që tashmë ka siguruar titullin e kampionit. Por tifozët e të dy skuadrave kanë shkëmbyer fyerje në ditët e kaluara.
Sipas mediave shqiptare nga Shkupi, tifozët e Shkupit, Shvercerat, janë ndaluar nga policia rrugës për në Tetovë. Janë nisur disa autobusë me tifozë nga Shkupi. Ndërkohë ka pasur raportime se drejtuesit dhe lojtarët e Shkupit janë sulmuar me të arritur në stadiumin në Tetovë.
Drejtues të Shkupit kanë thënë se ka lojtarë të lënduar. Në hyrje të stadiumit është krijuar tollovi.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndërpritet ndeshja Shkupi – Shkëndija, “Shvercerat” futen në fushë
-
Tensione pas ndeshjes ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës
-
Te Shkëndija e cilësojnë favorit Ludogortesin, por synojnë rezultat pozitiv
-
“Ballistët” premtojnë përkrahje masive për Shkëndijën
-
FFM-ja fton tifozët e Shkëndijës të shmangin fyerjet