Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Rossonerët” me kontratë të re për sulmuesin suedez

Milani është gati t’i ofrojë kontratë të re sulmuesit Zlatan Ibrahimoviq.

Forma e mirë e sulmuesit suedez në këtë edicion ka bindur drejtuesit e klubit për ta mbajtur në “San Siro” edhe për sezonin tjetër.

Bëhet e ditur se Milani do t’i ofrojë Ibrahimoviqit kontratë për ta mbajtur në ekip deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Ibrahimoviq këtë sezon me “Rossonerët” në të gjitha garat ka shënuar 17 gola.

39-vjeçari është pjesë e Milanit që nga viti 2020.