Milani ka përforcuar mbrojtjen për edicionin e ri, pasi ka transferuar futbollistin francez, Theo Hernandez.
Të gjitha mediet në Itali e kanë bërë punë të kryer transferimin e mbrojtësit të majtë në “San Siro” nga skuadra e Real Madridit.
Hernandez do t’i kushtojë “rosonerëve” 20 milionë euro dhe në 5 vitet e ardhshme do ta veshë fanellën e 7 herë kampionit të Evropës, transmeton “Sporti në KTV”.
Hernandez në edicionin 2018-2019 luajti i huazuar te Real Sociedadi.