Skuadra e Milanit ka arritur marrëveshje me Real Madridin për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Theo Hernandez ka njoftuar të premten "Gazzetta dello Sport".
Mësohet se Milani ka siguruar huazimin njëvjeçar të Hernandezit me detyrim të blerjes së tij në vitin tjetër për 20 milionë euro.
Hernandez me Milanin do të firmosë kontratë katërvjeçare dhe do të ketë një pagë vjetore prej 1.8 milion eurosh.
21-vjeçari, është pjesë e Realit prej vitit 2017 kur u transferua nga Atletico Madridi për 24 milionë euro.
Edicionin e fundit, Hernandez ka luajtur i huazuar te Real Sociedadi dhe ka regjistruar 24 paraqitje në La Liga, duke shënuar një gol dhe asistuar dy herë.