Odise Roshi do të luajë te Diosgyori në Hungari deri në fund të këtij edicioni. Futbollisti i përfaqësueses së Shqipërisë është huazuar nga Akhmat Grozny i Rusisë.
“Me kërkesë të trajneri Zoran Zekiq, në fund të afatit kalimtar, dëshironim të foconim pjesën e sulmit. Odise Roshi është një futbollist me ritëm të shpejtë, me cilësi të lartë, i cili mund të vendoset në pozicione të shumta, por kryesisht në anën e djathtë të fushës. Edhe pse ai humbi disa ndeshje në fund të citit të kaluar për shkak të lëndimet, ai tashmë është plotësisht i shëruar”, ka thënë drejtori sportiv i Diosgyorit, Miklos Benczes, njofton “boon.hu”.
Nga Diosgyori javë më parë u largua sulmuesi i krahut i përfaqësueses së Kosovës, Florent Hasani.