Mbrëmje për t’u mbajtur mend për Derrick Rose, që regjistroi një rekord personal prej 50 pikësh brenda një ndeshje në fitoren e Minnesota Timberwolves përballë Utah Jazz, me rezultat 128-125.
Në 41 minuta mbi parket 30-vjeçari realizoi 19 nga 31 tentativat nga fusha, si dhe u tregua i saktë në katër gjuajtje për tre, pa harruar topin që i rrëmbeu Dante Exum dy sekonda para fundit, duke i hequr mundësinë për të barazuar rezultatit.
Me Stephen Curry në superformë, Golden State Warriors e kanë të lehtë ndaj çdo kundërshtari.
Ylli i kampionëve në fuqi të NBA shënoi plot 37 pikë dhe 9 asistime në triumfin 131-121 ndaj New Orelans Pelicans.
34 pikë i realizoi vetëm në pjesën e dytë, duke qenë i saktë në shtatë gjuajtje për tre pikë. Kjo ishte ndeshja e gjashtë sezonale që Curry kalon kuotën e 30 pikëve.
Fitore damatike 114-113 e Los Angeles Lakers ndaj Dallas Mavericks në Staples Center.
LeBron James rezultoi vendimtar në këtë sukses të tretë sezonal të kalifornianëve me 29 pikë, përfshirë këtu edhe gjuajtjen e lirë të fundit që ia mundësoi ekipit të tij të realizonte fitoren e tretë sezonale.