Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

James shënon 56 pikë në fitoren e LA Lakers kundër Golden Statet

LeBron James

Lebron James ka udhëhequr skuadrën Los Angeles Laker drejt fitores ndaj Golden State Warriors, të dielën. James shënoi 56 pikë në triumfin me rezultatin 124:116, i cili i dha fund serisë së LA Lakersave prej katër humbjeve rresht.

Për Jamesin, kjo ishte paraqitja e tij më e mirë këtë sezon ndërsa hera e 13-të në karrierë që shënon mbi 50 pikë. Më së shumti pikë në karrierë, James ka shënuar në vitin 2014 ndaj Charlotte Hornets por ishte pjesë e skuadrës Miami Heat. “Aktualisht, nuk më intereson fare që i kam shënuar 56 pikë. Thjeshtë, jam i lumtur që jemi kthyer te fitorja”, ka thënë James. Te Golden State, më i dalluari ishte Stehphen Curry. Curry ndeshjen e mbylli me 30 pikë, por nuk arriti ta ndalë ekipin e tij që ta regjistrojë humbjen e katërt rresht. Me këtë humbje, Golden State bie në pozitën e tretë të Konferencës Perëndimore për herë të parë këtë sezon në NBA.