Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lillardi, i jashtëzakonshëm, shënon 60 pikë

Damian Lillard realizoi rekord prej 60 pikëve në këtë edicion të ligës NBA.

Ai ndihmoi skuadrën Portland Trail Blazers të fitojë ndaj Utah Jazz, me rezultat 134:124.

Lillard ishte i saktë në nëntë prej 15 tentimeve për tri pikë, ndërsa totali i trepikëshave të realizuar nga ai shkon në 2292.

Është i gjashti në listën e koshashënuesve më të mirë nga vija për tri pikë.

Paraqitja e Lillardit kundër Jazzit përfshiu edhe tetë asistime, shtatë kërcime e tre topa të vjedhur.

Edhe Durant regjistron rekord në NBA Basketboll Durant regjistron rekord në NBA

Golden State Warriorsit iu përjashtua Stephen Curry nga loja, por “luftëtarët” fituan ndaj Memphis Grizzlies, me rezultat 122:120.

Curry ishte lider në listën e koshashënuesve me 34 pikë, para se të përjashtohej nga loja pasi e hodhi mbrojtësen e dhëmbëve në drejtim të tifozëve, kur kishte mbetur edhe një minutë e 14 sekonda deri në fund.

Jordan Poole e vendosi fitoren e Warriorsit, kur shënoi 2.4 sekonda para fundit.

Los Angeles Lakersi mposhti 113:104 skuadrën e San Antonio Spursit.

Edhe Rekordit 18-vjeçar të Jamesit i vjen fundi Basketboll Rekordit 18-vjeçar të Jamesit i vjen fundi

LeBron Jamesi kontribuoi me 20 pikë, 11 asistime e nëntë kërcime. Në total, Jamesi ka 38 mijë e 230 pikë të realizuara në karrierën në NBA. Është vetëm 157 pikë larg koshashënuesit më të mirë në histori të ligës. Rekordin e mban Kareem Abdul Jabar.

Giannis Antetokounmpo realizoi 33 pikë në fitoren e Milwaukee Bucks kundër Denver Nuggets, 107:99.