Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rooney konfirmon të ardhmen e tij

Wayne Rooney ka konfirmuar se do të qëndrojë tek Unitedi përkundër raporteve për interesimi nga klubet e Super Ligës së Kinës.

Këtë javë mediat në Angli kanë raportuar se agjenti i tij, Paul Stretford, ka udhëtuar në Kinë për të negociuar të ardhmen e lojtarit, me klubet kineze të gatshme t’i ofrojnë kapitenit të Anglisë një ofertë të mirë për t’u larguar nga Premier Liga, transmeton Koha.net.

Afati kalimtar për klubet kineze mbetet i hapur deri në fund të shkurtit, që do të thotë se një marrëveshje mund të arrihet me efekt të menjëhershëm.

Por, top golashënuesi i Manchester Unitedit ka thënë se dëshiron të mbetet në “Old Trafford”.

“Përkundër interesimit nga klubet e tjera, për çka jam mirënjohës, dua të përfundojë spekulimet e fundit dhe të them se do të qëndroj te Manchester Unitedi. Shpresoj se do ta ndihmoj ekipin që të luftojë për sukses në katër fronte”, ka konfirmuar Rooney përmes një deklarate për media.

Artikuj të ngjashëm