Manchester Unitedi është duke u përgatitur për largimin e Wayne Rooneyt para se të mbyllet afati kalimtar në ligën kineze.
31-vjeçarit, i cili nuk po gjen vend në formacionin e Unitedit, i kanë mbetur vetëm edhe 18 muaj kontratë dhe pagë javore prej 300 mijë funteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazeta britanike “The Telegraph” raporton se përfaqësuesi anglez mund të shitet në fund të muajit shkurt, me disa klube kineze që kanë ofruar shuma të mëdha për transferimin e tij.
Kjo gazetë raporton se Jose Mouriho dëshiron ta mbajë kapitenin e klubit, por vendimin duhet ta marrë Rooney, të cilit do të sigurohet transferimi nëse ai e kërkon këtë.