Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rooney i fokusuar në synimet e Unitedit

Wayne Rooney mund të luajë rol vendimtar në planet e Manchester Unitedit, në këtë fund-sezon, kur ekipi synon triumfin në Europa League dhe në top-katërshe në Angli.

31-vjeçari shënoi në fitoren prej 2-0 ndaj Burnley të dielën e shkuar, duke shënuar golin e 251-të në karrierë, por të parin që nga janarit i këtij viti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai nuk bënte pjesë më në planet e Mourinhos, me Ibrahimoviqin në formë, por lëndimi i suedezit, e ka kthyer në atë në sulmuesin kryesor të skuadrës, transmeton KTV.

I përfolur gjatë tërë sezonit se do të largohet nga skuadra në fund të kampionatit, me klube nga Kina e Amerika të interesuar për të, Rooney nuk ka dashur të komentojë të ardhmen, por ka thënë se është shumë i fokusuar në ndeshjet e mbetura.

Rooney ka luajtur në vetëm 10 ndeshje si titullar në Premier League, derisa edhe lëndimi i nyjës e kishte penguar atë të paraqitej në këtë sezon.