Evertoni pritet të bëjë dy goditje të mëdha në afatin kalimtar të verës, transmeton Koha.net.
Bëhet fjalë për yllin e Manchester Unitedit, Wayne Rooney dhe atij të Swanseas, Gylfi Sigurdsson.
Sipas gazetarit të Bleacher Report, Dean Jones që të dy lojtarët janë prioritet i Evertonit, me Rooneyn që ka refuzuar një ofertë nga Super Liga e Kinës dhe në verë pritet të largohet përfundimisht nga Manchester Unitedi.
Kurse një ofertë prej 20-25 milionë funta pritet të jetë e mjaftueshme për të transferuar Sigurdssonin nga skuadra e Swanseas.
