Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni transferon Sigurdssonin

Evertoni është pajtuar për transferimin e Gylfi Sigurdssonit nga Swansea City.

Islandezi që sezonin e kaluar realizoi nëntë gola e 13 asistime, do të kalojë te Evertoni për 50 milionë euro.

27-vjeçari testet mjekësore do t’i kryejë nesër [e mërkurë].

Sigurdssoni bëhet transferimi rekord i Evertonit. Swansea fillimisht kishte kërkuar 60 milionë euro për të.