Syperylli botëror i futbollit, Cristiano Ronaldo, e çoi numrin e golave në 43 me dy golat e shënuar në fitoren e Al-Nassr kundër Al-Duhailit të martën mbrëma.
Ronaldo kryeson në listën e shënuesve për vitin 2023, por 38-vjeçari ka thënë se nuk i interesojnë rekordet personale.
“Nuk më interesojnë shumë rekordet. Unë jam duke menduar për të shijuar këtë moment. Skuadra jonë po përmirësohet nga një ndeshje në tjetrën. Trajneri ynë dhe stafi teknik po bëjnë një përpjekje të madhe për ta bërë Al-Nassr ekipin më të fortë”, ka thënë Ronaldo.
Ronaldo për Al-Nassr ka shënuar 20 gola në 19 ndeshje. Ai mban vendin e parë me gola të shënuar për viti n2023. Erlind Haaland dhe Mauro Icardi kanë shënuar nga 34 gola.