Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo vlerëson lartë Mbappen

Cristiano Ronaldo beson se Kylian Mbappe është e tashmja dhe e ardhmja e futbollit.

Sulmuesi i Juventusit ka lavdëruar francezin 21-vjeçar të Paris Saint-Germainit, që ka impresionuar në stinorët e fundit.

Në një video promocionale të publikuar nga Marca, Ronaldo ka thënë: “Mbappe është e ardhmja dhe e tashme. Është lojtar fantastik, shumë i shpejt dhe do të jetë e ardhmja”.

Mbappe me Francën fitoi Botërorën vitin e kaluar. Ai këtë edicion ka shënuar 24 gola dhe asistuar 16 tjerë në 29 ndeshje në të gjitha garat.