Sulmuesi i Barcelonës, francezi Antoine Griezmann nuk ka kursyer lëvdatat për sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe. Mbappe të martën mbrëma shënoi tre gola në fitoren 4:1 të Parisit ndaj Barcelonës në Champions.
“Kylian Mbappe ka pasur natë të jashtëzakonshme. PSG-ja ka një yll të madh për të ardhmen, që do të jetë në nivel të Lionel Messit apo Cristiano Ronaldos”, ka thënë Griezmann pas ndeshjes.
Në Camp Nou, Mbappe la në hije yllin argjentinas Messi, që realizoi gol nga penalltia.
Artikuj të ngjashëm