Real Madrid ka organizuar një festë gjigante në kryeqytetin spanjoll me rastin e fitimit të titullit të 13 të Ligës së Kampionëve.
Një ndër protagonistët kryesor ishte edhe Cristiano Ronaldo, i cili rrëmbeu mikrofonin dhe foli për të ardhmen.
Tifozët këndonin emrin e tij dhe ‘e detyruan’ të fliste, një ditë pasi Cristiano hamendësoi largimin prej “madrilenëve” gjatë intervistës në stadiumin olimpik në Kiev.
“Faleminderit që keni qenë këtu, kemi bërë histori. Faleminderit që gjithmonë na përkrahni. Është një moment i lumtur dhe jemi shumë të kënaqur. Deri në sezonin e ardhshëm, Hala Madrid!”, tha Ronaldo para tifozëve që kishin mbushur sheshin e Madridit.
Ndryshe, 33-vjeçari ka kontratë të vlefshme me kampionët e Evropës deri në vitin 2021.