Cristiano Ronaldo mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për Real Madridit pasi fitoi kurorën e katërt të Champions Leagues me klubin spanjoll në fitoren 3-1 ndaj Liverpoolit të shtunën, duke thënë se së shpejti do të bëjë njoftimin për të ardhmen e tij.
“Tani për tani duhet të kënaqmi, por ditët e ardhshme do t’u jap një përgjigje fansave të cilët kanë qenë gjithmonë pranë meje. Ishte bukur të isha në Real Madrid”, ka thënë sulmuesi i Portugalisë në “beIN Sports” pas ndeshjes.
“E ardhmja e secilit lojtar të Madridit nuk është e rëndësishme, kemi bërë historinë”, u shpreh më tej ai, transmeton Koha.net.
Ronaldo, që është golashënuesi më i mirë i Realit i të gjitha kohërave, u kërkua të sqarohet për komentet e tij, por ai vazhdoi të japë përgjigje të paqarta.
“Nuk kam asnjë dyshim, nuk është me rëndësi, më duhet të pushoj tani, të shkoj e të takoj skuadrën e Portugalisë dhe në javët e ardhshme (do të bëj një njoftim)”, shtoi ai.
Në një raportim të ri, “Marca” shkruan se Ronaldo ka deklaruar në një konferencë për media se problemi nuk është te paratë apo raportet me presidentin e klubit Florentino Perez.