Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo tek Unitedi, Messi te City?

Foto: Reuters

Raportohet se Cristiano Ronaldo është i hapur për një rikhim te Manchester Unitedi pasi beson se Leo Messi do të transferohet te Manchester City, raporton El Grafico.

Portugezi ka pasur një karrierë të shkëlqyer tek Unitedi, prej nga ishte larguar drejt Real Madridit dhe tani luan te Juventusi, transmeton KOHA.

Gjithashtu edhe Leo Messi është lidhur me një transferim te Manchester City, që do të ishte një ribashkim me Pep Guardiolan.

Artikuj të ngjashëm