Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo shënon dy gola për rikthimin e madh të Juventusit

Superylli Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola për ta ndihmuar Juventusin që të përmbys rezultatin në ndeshjen ndaj Interit. Pas pjesës së parë rezultati është 2:1 në të mirë të Juves.

Është kjo ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Italisë në futboll, që po luhet në Milano. Ndeshja e kthimit është më 9 shkurt në Torino. Lautaro Martinez kaloi Interin në epërsi në minutën e nëntë. Por Ronaldo realizoi penallti në minutën e 26-të për të barazuar shifrat. Ronaldo realizoi gol të bukur pas një gabimi në mbrojtjen e Interit, në minutën e 35-të, për epërsinë 2:1 të Juventusit.