Real Madridi është në kërkim të një trajneri pas dorëheqjes së papritur të Zinedine Zidanes.
I preferuari i Perezit është trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, por që nuk pëlqehet nga Cristiano Ronaldo.
Sipas “Diario Gol”, portugezi i ka thënë presidentit Perez se do të largohet nëse argjentinasi bëhet trajneri i madrilenëve. CR7, në fakt, nuk mendon se Pochettino është në lartësinë e duhur, shkruan KP.
Gjithmonë sipas “Diario Gol”, Ronaldo shikon trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, si më të përshtatshëm për stolin e “Los Blanca’s”. Italiani ka fituar katër kampionate dhe katër Kupa të Italisë në katër vitet e tij në drejtim të Juventusit.
Gjithashtu, ai ka drejtuar bardhezinjtë në dy finale të Champions League, një prej të cilave e ka humbur kundër Real Madridit në 2017-ën.