Pronari i Real Valladolidit, Ronaldo ka thënë se po synon që në klubin e tij ta sjellë talentin brazilian Vinicius Junior.
Ai ka bërë të ditur se ka biseduar me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez për mundësinë që ta transferojë sulmuesin 18 vjeçar të Realit, transmeton Koha.net.
Në shtator Ronaldo kishte blerë 51 për qind të aksioneve te klubi spanjoll dhe marrëdhëniet me ish-klubin e tij e sheh si shumë pozitive nga e cila mund të ketë avantazh.
“E kam pyetur Perezin nëse mund ta kemi atë, por duket se mund të jetë e vështirë. Nuk i kemi paratë për një marrëveshje të përhershme, por sigurisht se do të doja ta shihja Viniciusin te Valladolidi”, ka thënë Ronaldo.