Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Real Madridit, Ronaldo Nazario është i interesuar që të bëhet pronar i një klubi të futbollit në Spanjë.
Sipas O Globo braziliani është afër që të bëhet president i Real Valladolidit, që aktualisht garon në divizionin e dytë të Spanjës, transmeton Koha.net.
Presidenti aktual i këtij klubi është Carlos Suarez, që sipas Marcas ka mohuar se ka nisur negociatat me Ronaldon.
Sipas këtyre raportimeve thuhet se “Fenomeni” do të shpenzojë 30 milionë euro.