Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi nuk po ndihmon vetëm të rritet profili i Serie A. Po e ndihmon edhe Përfaqësuesen e Italisë të rimarrë veten pas dështimit që të kualifikohej në Botërorin e vitit të kaluar.
Së paku në mënyrë indirekte, shkruan AP, transmeton “Koha Ditore”.
Moise Kean, një sulmues 19-vjeçar rezervist te Juventusi, ka pasur rastin të shohë nga afër Ronaldon çdo ditë dhe kjo e ka ndihmuar mjaft.
“Unë vetëm mund të mësoi nga ai. E bëjë këtë çdo ditë”, ka thënë Kean, pasi shënoi golin e dytë të Italisë në fitoren 2:0 ndaj Finlandës, në ndeshjen e xhiros së parë të eliminatoreve për Evropianin 2020, të shtunën.
Kean është bërë sulmuesi më i ri që ka startuar në një ndeshje për Italinë për më tepër se një shekull dhe është bërë golashënuesi më i ri i Italisë për më tepër se gjysmë-shekulli. Bruno Nicole në vitin 1958, mbanë rekordin si lojtari më i ri që ka shënuar për Italinë. Atëbotë ai ishte 18-vjeçar.
I lindur në Itali nga prindër nga Bregu i Fildishtë, Kean e ka siguruar vendin te Përfaqësuesja e Italisë duke shënuar dopietë në fitoren 4:1 të Juventusit ndaj Udineses muajin e kaluar, në një ndeshje ku Cristiano Ronaldo ishte pushuar.
Edhe
Të rinjtë e Italisë të gatshëm për Serie A pas largimit të Ronaldos e Lukakut
Kean po ashtu bëri histori në stinorin e tij debutues, 2016/17, duke u bërë lojtari i parë i lindur në vitet e 2000-ta që u paraqit në një ndeshje në Serie A, që shënoi në një nga top-pesë ligat evropiane dhe që luajti në Ligën e Kampionëve.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)