Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo ndihet i tradhtuar nga Manchester Unitedi

Cristiano Ronaldo ka theksuar se ndihet i tradhtuar nga Manchester Unitedi. Ai këtë deklaratë e ka dhënë në një intervistë me Piers Morgan. Intervista pritet të bëjë bujë.

Ylli portugez ka thënë se klubi po përpiqet ta detyrojë të largohet.

“Jo vetëm trajneri, por dy-tre të tjerë që janë përreth klubit”, ka thënë Ronaldo.

Kur Morgan e pyeti nëse mendon që drejtuesit e lartë të klubit po përpiqen ta heqin qafe, Ronaldo është përgjigjur: “Sinqerisht, nuk duhet ta them këtë... nuk e di... Por dëgjo, nuk më intereson. Unë gjithmonë... Njerëzit duhet ta dëgjojnë të vërtetën. Po, ndihem i tradhtuar dhe ndjej se disa nuk më duan këtu. Jo vetëm tani por edhe vitin e kaluar”, ka thënë Ronaldo.

Ronaldo e ka kritikuar edhe trajnerin Erik ten Hag.

Edhe Ten Hag nuk komenton largimin e Ronaldos Sport Ten Hag nuk komenton largimin e Ronaldos

“Unë nuk kam respekt për të sepse ai nuk shfaq respekt për mua. Nëse ju nuk keni respekt për mua, unë asnjëherë nuk do të kem respekt për ju”, ka thënë Ronaldo.

Për ish-bashkëlojtarin, Wayne Rooney, Ronaldo tha se nuk e kupton pse e kritikon shumë.

“Nuk e di pse ai më kritikon aq keq, ndoshta pse ai përfundoi karrierën e tij dhe unë ende po luaj në nivel të lartë. Nuk dua ta them që edhe dukem më mirë se ai, pasi është e vërtetë”, tha Ronaldo tutje.

Image

Në shtëpi, në muajin prill, Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina pësuan humbjen e madhe dhe të padurueshme të djalit të tyre të vogël gjatë lindjes, një tragjedi zemërthyese, në të cilën motra binjake e djalit mbijetoi.

Në njëfarë mënyre, Ronaldo gjeti forcën për të vazhduar të luante, i nxitur pjesërisht nga mbështetja mahnitëse që mori nga tifozët e klubeve rivale, si Liverpooli, ku turma këndoi në minutën e shtatë për ta nderuar portugezin.

“Nuk e prisja kurrë ta shihja apo ta përjetoja këtë”, pranoi Ronaldon për gjestin e madh të tifozëve të Liverpoolit. Ai dhe Georgina morën gjithashtu një pusullë personale ngushëllimi nga familja mbretërore, e cila e mahniti dhe e preku në të njëjtën masë.

Edhe Mesazhi lamtumirës i Ronaldos pas largimit nga Unitedi Sport Mesazhi lamtumirës i Ronaldos pas largimit nga Unitedi

Çuditërisht, ai ishte më pak i mbështetur nga klubi i tij, të cilin ai e akuzon për mungesë “ndjeshmërie”, veçanërisht kur vajza e tij tre muajshe u shtrua në spital në korrik dhe ai nuk mund të kthehej në kohë për stërvitjet parasezonale sepse donte të qëndronte pranë saj.

Ronaldo thotë se drejtuesit e lartë në “Old Trafford”, madje dyshuan në të kur ai shpjegoi pse nuk mund të kthehej, gjë që e bëri të ndihej “i lënduar” dhe “keq”.

Image
Ronaldo në Real Madrid | FOTO: AP